Qytetarët e Elbasanit preferojnë Durrësin dhe Spillenë, jugu i shtrenjtë

Standardi jo i lartë i jetesës i lejon elbasanasit që të pushojnë më së shumti në Durres dhe Spille, pasi për shumë qytetarë jugu i Shqipërise mbetet ende tepër i shtrenjtë.Ndërsa për pushime jashte vendit as që bëhet fjalë.Qytetari:Për mua jugu është i shtrenjtë duke pasur parasysh edhe të ardhurat qe kemi ndërsa Durrësi është më ndryshe”Qytetari:Nëse do të pushinim vetëm në Shqipëri, disa ditë në veri në Theth, në Valbonë. Them se çmimet nuk janë shumë të shtrenjta, por ka familjet kanë probleme ekonomike”Qytetari: “ Kemi menduar ti bëjmë pushimet në Spill, është plazhi më i lirë për shkak se jugu është shumë i shtrenjtë”Elvis Kotherja drejtues i shoqates së agjensive turistike në Elbasan, konfirmon interesin e elbasanasve për plazhet e Shqipërisë. Ndërsa thekson se prenotimet për pushime jashtë vendit kanë rënën ndjeshëm.Elvis Kotherja: “Këtë vit trendi është ndryshe nga vitet e tjera sepse ka kërkesa për vendet e  Shqipërisë, arsyeje ekonomike dhe kam përshtypjen se edhe vendet rreth nesh kanë çmimet më të shtrenjta, p.sh: Siç është Turqia”Planifikimi i pushimeve pasqyron edhe nivelin ekonomik të qytetarëve, e gjatë këtij viti kursimet e elbasanasve duket sa kanë qenë të pakta, ndaj Shqipëria është destinacioni i duhur./oranews.tv/