Emigrantët ngurojnë të kthehen në Shqipëri për pushime

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë mbi 10 mijë shtetas, prej tyre 2700 të huaj.Por krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ky numër është më i ulët për shkak edhe të krizës ekonomike që ka përfshirë Greqinë.Ndërkohë emigrantët nuk përjashtojnë mundësinë e të kthyerit përgjithmonë në Shqipëri nëse kriza në vendin fqinj vijon.Qytetari: “Kursimet i kemi depozituar në shqipëri ndërsa një pakicë të vogël e kemi edhe në bankat greke por pjesën më të madhe e kemi në shqipëri se kemi më shumë siguri, nëse vështirësohet akoma më shumë gjedja do rikthehemi në vendin tonë.”Por ka edhe emigrantë që një pjesë të kursimeve të tyre i kanë depozituar në Shqipëri, pasi  si dhe kanë investuar në blerjen e pronave të ndryshme.Qytetari: “Po vazhdoi kështu nuk e kemi të gjatë, kursimet që kam patur nuk i kam lënë në Greqi, i kam sjellë në Shqipëri dhe ato pak kursime i kam futur në bankat shqiptare”Policia e kufirit dhe migracionit në Gjirokastër ka marë të gjitha masat për të mos krijuar radhë pritje në pikat e kalimit kufitar./oranews.tv/