Pensionet minimale rriten 170 lekë, pensionet maksimale rriten 340 lekë

Qeveria ka vendosur të rrisë pensionet me 1.4% sa është edhe masa e inflacionit. Me këtë indeksim, pensioni minimal rritet me 170 lekë në muaj dhe vazhdon në varësi të masës së pensionit. Për ata që marrin pension maksimal shtesa është 340 lekë në muaj.Në mbledhjen e rradhës, qeveria ka marrë vendimin që të rrisë me 1.4% pensionet, aq sa është edhe masa e inflacionit, ose ndryshe rritja e kostos së jetesës.Me këtë indeksim, pensioni minimal rritet me 170 lekë në muaj dhe vazhdon në varësi të masës së pensionit.Për ata që marrin pension maksimal shtesa është 340 lekë në muaj. Vendimin për indeksimin e pensioneve e ka bërë të ditur ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.Blendi Klosi: "599.364 pensionistë në republikën e Shqipërisë do të përfitojnë rritje të pensionit të tyre mujor si pasojë e përllogaritjes vjetore që bën Ministria e Mirëqënies Sociale mbështetur në të dhënat e INSTAT."Ky vendim merret për të mbrojtur drejtpërdrejt të gjithë pensionistët : 453.511 që jetojnë në qytet,145.800 që jetojnë në fshat si dhe 32.800 pensionistë të pensioneve të parakohshme suplementare në mënyrë që pensioni i tyre mujor të jetë i garantuar pavarësisht luhatjeve normale të inflancionit.Po ashtu sot është marrë një vendim tjetër shumë i rëndësishëm në mbledhjen e qeverisë që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë 6.600 veteranë të luftës Antifashiste Nacional - Çlirimtare. Që prej vitit 2007, pra plot 8 vjet më parë pavarësisht luhatjeve të inflancionit pensioni i veteranëve të luftës ka mbetur i pandryshuar,çka në fakt ka rezultuar me një ulje reale të pensionit të tyre.Sot qeveria shqiptare ka vendosur të çojë në vend dinjitetin e atyre qe luftuan për çlirimin e Shqipërisë,duke rritur pensionet e plotë 6600 veteranëve të luftës në masën 16%."Në mbledhjen e rradhës, qeveria ka vendosur të rrisë me 15.6% edhe pensionet e 6600 veteranëve të luftës antifashiste nacionalë clirimtare. Gjatë 8 viteve të fundit pensionet e tyre nuk kanë ndryshuar, pavarësisht luhatjeve të inflacionit, çka ka rezultuar në një ulje reale të pensioneve të tyre./Oranews.tv/