Ismaeli u ther pa faj. Pothuajse iu pre koka në këmbët e një kryqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2015, 12:09
Kanë rrëfyer krimin e vrasjes së 17 vjecarit Isamele Lulli, dy shqiptarët, Igli Meta dhe Marjo Mema të arrestuar më 21 korrik 2015 në San'Angelo in Vada, në provincën e Pezaros.Pas disa orë marrje në pyetje kanë bashkëpunuar me forcat e rendit për zbardhjen e arsyes së këtij krimi të rëndë."Një krim pasional i ekzekutuar me një dhunë makabre" është përkufizuar nga autoritetet vrasja e 17 vjecarit Lulli. Motivi i saj xhelozie ndaj një vajze 19 vjecare maqedonase , e fejuara e njërit prej shqiptarëve e njëkohëisht në lidhje miqësie me viktimën.Ismaeli u vra pa faj - Igli Meta, 20 vjeçari I cili akuzohet se ka ekzekutuar krimin veproi për xhelozi. Gabimisht ishte i bindur se Ismaeli kishte tentuar të afrohej me ish të dashurën e tij, dhe vendosi ta ndëshkojë. Kjo është një ndër detajet që janë bërë publike nga karabinierët e Pesaros. “Ismael ishte një djalë që nuk ka faje të tjera vetëm se njihte persona të tjerë që frekuentonin të njëjtat vende” tha kolonel Antonio SommesePothuajse iu pre koka në këmbët e një kryqi - "Ismaeil është lidhur letër ngjitëse patkosh dhe është goditur në fyt me një thikë poshtë këmbëve të një kryqi të hekurt në majën e një kodre në pyjet e San Martinos në Selva Nera" Kurthi - Dy djemtë kishin ftuar Ismaelin të shkonin në lum të laheshi. 17 vjeçari kishte takuar Igli Metën dhe Marjo Memën në stacionin e autobusit dhe kishte pranuar propozimin që të shkonin të freskoheshin në lumë. Hip në makinën e Metës dhenisen drejt San Martinos në Selva Nera, vendi ku ndodhi vrasja.Pasi vrasjes larja në lum- Pasi kanë vrarë Ismaelin dhe kanë hedhur trupin në një zonë të thellë të arrestuarit kanë shkuar për tu larë në lum për të hequr gjakun.Meta do ikte në Shqipëri- Në momentin kur karabinierët kanë shkuar të marrin Igli Metën në polici për ta marrë në pyetje, 20 vjeçari ndoshta po përpiqej të largohej në Shqipëri. I riu flinte në makinë dhe kishte me vete një shumë parash shkruan Tg Com
Ne foto: Dy autoret e vrasjes se shqiptarit ne Itali[/caption][caption id="attachment_550386" align="alignnone" width="656"]
Ne foto: Sendet e shqiptarit te vrare ne Itali[/caption][caption id="attachment_550384" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ateletet e shqiptarit te vrare ne Itali[/caption][caption id="attachment_550385" align="alignnone" width="640"]
Ne foto vendi ku u vra Ismael Lulli[/caption][caption id="attachment_550325" align="alignnone" width="660"]
Ne foto: Shqiptari i arrestuar per vrasjen e shokut te tij ne Itali[/caption][caption id="attachment_550322" align="alignnone" width="660"]
Ne foto: Igli Meta, shqiptari i arrestuar per vrasjen e shokut te tij ne Itali[/caption][caption id="attachment_550316" align="alignnone" width="660"]
Ne foto: Vendi ku u gjet i vrarë shqiptari ne Itali[/caption][caption id="attachment_550321" align="alignnone" width="660"]
Protesta e qytetareve te indinjuar nga krimi ndaj dy autoreve te vrasjes[/caption]
/Oranews.tv/
Pranon të rrëfehet, kërkon të falur- Igli Meta do të pranojë të rrëfejë vrasjen e Ismael Lullit. I vendosur në burgun e Villa Fastiggi, 20 vjeçari shqiptar pritet të rrëfejë detajet e krimit pasditen e sotme. Ka qenë vetë avokati I tij Salvatore Asole i cili i ka kërkuar prokurorit marrjen në pyetje të klientit të tij.
“Djali më është lutur të them se I kërkon të falur familjes dhe qytetarëve. Dhe se nuk kishte pasur qëllim ta vriste. Ka pranuar se e kishte dashur ti jepte një mësim djalit por situata i kishte dalë nga dora” shkruan Tgcom.
Mema i pari qe pranoi ngjarjen -Ka qenë Marjon Mema i pari i cili ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit. Nga hetimet Mema ka një pozicion më të lehtë në kryerjen e këtij krimi të rëndë në krahasim me MetënAutopsia- Gjatë ditës së djeshme, është kryer dhe autopsia mbi trupin e Ismaele Lullit e cila ka konfirmuar se therja në fyt është kryer më një dhunë të ngjashme me një prerje koke. Igli Meta dhe Marjo Mema, te arrestuarit- Dy shqiptarët e arrestuar janë rezidentë në provincën e Pezaros, njëri në qytezën e Urbanias e tjetri në Sant'Angelo in Vada.Qyteza Sant' Angelo ne shok- Qyteza e Sant'Angelo in Vada, e njohur në të gjithë Italinë për rritjen e këpurdhave gjëndet në gjëndje shoku. 4400 banorët e kësaj qëndra banimi janë të hidhëruar e të zëmëruar për këtë ngjarje të rëndë. Ismaele Lulli e njihnin të gjithë, familja e tij gëzon respekt e emër të mirë në këtë qytezë. Ai jetonte në Sant'Angelo in Vada me nënën e motrën 4 vjecare.Protesta para komisariatit - Gjatë pasdites së djeshme me dhjetra banorë kanë rrethuar komisariatin e policisë ku po zhvillohej marrja në pyetje e dy shqiptarëve të arrestuar duke protestuar me thirrje, pa munguar as sharjet kundër emigrantëve në përgjithësi e shqiptarëve që jetojnë në Itali.Ne kerkim te armës së krimit- Policia italiane është ende në kërkim të armës së ekzekutimit të këtij krimi të rëndë, që sipas dëshmisë së dy shqiptarëve ka ndodhur rreth orës 16.00 të pasdites së të dielës së shkuar, 20 korrik 20125.Kryetari i Bashkisë së qytezës së SantAngleo in Vada ka deklaruar për mediat "se ndjehet mjaft i prekur nga kjo ngjarje, si kryebashkiak i kësaj qyteze, por edhe si prind. Është një vdekje ndryshe që na bën të reflektojmë mbi atë cka ndodh përreth, ku viktimat janë shpesh bijët tanë."[caption id="attachment_550383" align="alignnone" width="640"]