Anders Behring Breivik dhe kasaphana e tij katër vjet më pas

Më 22 korrik 2011, Anders Behring Breivik shpërtheu një bombë në qendër të Oslos, duke vrarë tetë persona.Më pas mori një varkë dhe shkoi në një ishull, partia e punws ku ishte ngritur një kamp veror dhe vrau 69 persona të tjerë, kryesisht të rinj.Kjo ishte masakra më e rëndë që Norvegjia ka parë që prej Luftës së Dytë Botërore. Breivik, radikal i krahut të djathtë anti-mysliman, akuzoi Partinë e Punës e cila asokohe qeveriste vendin, se ka lejuar të vijnë shumë emigrantë.Ai tashmë po vuan dënimin me 21-viteve burg, dënimi maksimal në Norvegji. Ky dënim mund të zgjatet nëse vendoset se ai është ende një kërcënim.Breivik, tani 36 vjeç, ka hedhur në gjyq shtetin norvegjez për shkelje të të drejtave të njeriut duke e mbajtur atë në izolim të rreptë në burg katër vjet pas masakrimit të 77 personave.Dokumentet ligjore, të paraqitura në gjykatën kryesore të Oslos, të cilat i referoheshin Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, synonin të detyronin shtetin e Oslos ti jepte Breivik më shumë qasje me njerëzit e tjerë dhe të kufizojnë censurën e letrave të tij."Ai ka një shkallë ekstreme të izolimit", tha avokati i Breivik, duke shtuar se kontakti i vetëm që ai ka me njerëz të tjerë është kryesisht me rojet dhe personelin shëndetësor." Ai ka të drejtë të ketë kontakte me njerëz të tjerë," tha ai, ndoshta duke përfshirë edhe të burgosurit e tjerë, pavarësisht rrezikut që mund ta sulmojnë. Tashmë i ngelet gjykatës për të vendosur nëse çështja e tij të dëgjohet apo jo.Në kryeqytet, është planifikuar të mbahet një ekspozitë për vrasjet që ai ka bërë dhe ky fakt ka zemëruar norvegjezët, të cilët kanë frikë se kjo do të kthehet në famë për Breivik.Ekspozita, e cila do të hapet këtë javë në ndërtesën e qeverisë në qendër të Oslos ku Breivik vrau tetë viktimat e tij të para katër vite më parë, do të përfshijë kartën e tij të rreme të identitetit të policisë dhe pjesë të furgonit të coptuar ku ai vendosi bombën.Disa burime thonë se qeveria konservatore e Norvegjisë këto pesë vitet e fundit ka planifikuar konsultime me disa nga të mbijetuarit dhe të afërmit për të ndihmuar kombin nordik ta pranojë këtë situatë. Por shumë prej tyre duan ta harrojnë Breivik."Është për të ardhur keq që sulmuesi është duke marrë vëmendjen që ai gjithmonë ka kërkuar " thotë Tor Oestboe, gruaja e të cilit ishte në mesin e të vrarëve në Oslo. Ai i trembet idesë se ekspozita dhe përfshirja e sendeve personale do ta bënin Breivik të famshëm."22 korriku është një plagë e hapur dhe ende dhemb. E kuptoj se do të jetë e vështirë për shumë njerëz të vizitojnë këtë ekspozitë," -tha Ministri i Pushtetit Vendor dhe modernizimit Jan Tore Sanner."Ne nuk mund dhe nuk duhet ta harrojmë këtë histori. Dituria është instrumenti më i rëndësishëm kundër urrejtjes, dhunës dhe ekstremizmit," tha ai, duke shtuar se sulmet do të jenë pjesë e edukimit të fëmijëve dhe brezave të ardhshëm.