Mbyllen hetimet për ish kreun e Interpolit, dy e-maile vonuan urdhërarrestin e Frrokut

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për ish-drejtorin e Interpolit Tiranë Artan Bajraktari në hetim për fshehje të kërkesës së Interpolit belg për arrestimin e deputetit Mark Frroku.Sipas prokurorisë "nuk ka vepër penale".Më 1 prill 2015, gjykata vendosi hetimin në gjendje të lirë për Artan Bajraktarin i cili ishte arrestuar më  30 mars 2015 së bashku me Loreta Allën me detyrë specialiste në këtë institucion.Dokumenti belg i arrestimit te Frrokut- Bajraktari u arrestua pasi dyshohej se në kundërshtim me dispozitat ligjore, nuk ka vepruar brenda afatit ligjor,  menjëherë ose brenda 5 diteve nga marrja dijeni, kryerjen e procedurave për vënien në dispozicion të praktikës, organeve kompetente Prokurori e Pergjithshme /Ministri e Drejtesie, me qëllim vazhdimin e mëtejshem të procedurave ligjore për ekzekutimin e arestimit të deputetit Mark Frroku të kërkuar nga shteti belgDokumenti mberriti në janar u bë publik në mars-  Dokumenti i Interpol Belgjikës për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe arrestimin e  deputetit Mark Frroku, kishte mbërritur në Tiranë që prej janarit 2015 dhe u bë publike vetëm në fund të marsit. Pikërisht më 28 mars 2015 kur Prokuroria i kërkoi Kuvendit autorizimin për arrestimin e deputetit Mark Frroku.  Opozita akuzoi qeverinë atëherë se kishte fshehur qëllimisht dosjen..Vonesa jo me dashje por objektive - "Por hetimet kanë rezultuar se kjo vonesë në përcjelljen e praktikës organeve kompetente nuk është bërë me dashje nga dy punonjësit e Interpol Tiranes, por për një shkak objektiv që kishte të bënte me verifikimin e dy email-ve të datës 08.01.2015 dhe 23.01.2015 në sistemin e brendshëm dhe komunikimit me qendrën e Interpolit në Lion France.""Meqenese ky verifikim kërkonte kohe, praktika eshte bere e mundur te percillet disa dite (4 dite) jashte afatit ligjor, pikerisht me date 27.03.2015, nje dite pas dhenies se autorizimit per arrestimin nga Kuvendi i Shqiperise per shtetasin Mark Frroku, i dyshuar per vepra penale te kryera brenda territorit shqiptar.Do saktësonin informacionin- "Gjithashtu si rezultat i ketij mosveprimi në afatin ligjor, dy personat nën hetim nuk kanë patur për qëllim të favorizojnë interesat personale apo të të tretëve, por prioritet ka qenë saktesimi i informacionit të përcjelle nga Interpol Brukseli drejt Interpol Tiranes. " thuhet në vendimin e pushimit të çështjes nga prokuroria e Tiranës.Bajraktari dhe Alla shkelje administrative por jo veper penale: "Sic rezulton veprimet e mosveprimet e personave nen hetim Loreta Alla e Artan Bajraktari jane kryer ne shkelje te dispozitave ligjore te sipermendura, pra perbejne shkelje te ligjit, por duke patur parasysh natyren e shkeljes te evidentuar me lart, organi i akuzes arrin ne konkluzionin se kjo shkelje do te konsiderohet si shkelje e natyres me karakter administrativ, duke e renditur ne kategorine e kundravajtjes administrative dhe jo shkelje te ligjit ne kuader te se drejtes materiale penale. Per rrjedhoje ndjekja penale ndaj dy personave nen hetim Loreta Alla dhe Artan Bajraktari nuk duhet te vazhdoje me dhe procedimi penal ndaj tyre duhet te pushohet" mbyllet vendimi i prokurorisë së  Tiranës i bërë publik më 22 korrik 2015.Ne foto: Artan Bajraktari)/Oranews.tv/1