Kuvendi miraton me 78 vota pro ligjin për arsimin e lartë, opozita ikën

Kuvendi miraton me 78 vota pro pr/ligjin e arsimit të lartë. Votimi erdhi pas një seance maratonë e me debate e nisur në orën 17:00 të 21 korrikut dhe e mbyllur në orën 02:00 të mëngjesit të 22 korrikut 2015.  Opozita u largua nga salla momentin kur pr/ligji u hodh në votim. 9 orë ka zgjatur debati mes opozitës dhe maxhorancës në lidhje me pr/ligjin ndërsa kryeministri Edi Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha kanë replikuar për gati 2 orë me njëri tjetrin.Rama e quan ligjin revolucion që do të transformojë universitetet.Ne foto: Votimi elektronik per pr/ligjin e arsimit te larteNe foto: Votimi elektronik per pr/ligjin e arsimit te larte[caption id="attachment_550214" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Momenti i votimit per pr/ligjin e arsimit te larte, mungon opozita Ne foto: Momenti i votimit per pr/ligjin e arsimit te larte, mungon opozita[/caption][caption id="attachment_550216" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Momenti i votimit per pr/ligjin e arsimit te larte Ne foto: Momenti i votimit per pr/ligjin e arsimit te larte[/caption][caption id="attachment_550215" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Ilir Meta duke votuar per pr/ligjin e arsimit te larte Ne foto: Ilir Meta duke votuar per pr/ligjin e arsimit te larte[/caption][caption id="attachment_550250" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Nikolla afrohet te Berisha per te diskutuar pr/ligjin per arsimin e larte Ne foto: Nikolla afrohet te Berisha per te diskutuar pr/ligjin per arsimin e larte[/caption] Tirane-Shumica miratoi e vetme atë që e konsiderojnë reformë arsimore, me 78 vota pro, ndërsa opozita braktisi sallën para votimit. Ikja e demokrateve u shoqërua me një defekt të votimit elektronik, gjë që detyroi votimin me kartonë.Por seance plenare u shoqërua me debate të ashpra dhe akuza, që kulmuan me përplasjen në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe paraardhësit Sali Berisha, të cilin me herët kishte tentuar ta bindte dhe ministrja e Arismit, Lindita Nikolla, duke u ulur pranë tijShumica thotë se ligji i ri rrit autnonominë e unviersiteteve, hap dyert për studentët mbi bazë meritokracisë dhe i jep fund sistemit arsimor piramidal. Krejt ndryshe e lexon opozita, duke e cilësuar si një ligj kleintetlist që mbyll dyert e studimit për të varfërit, për shkak të tarifave të larta.Implementimi i ligjit, duket se do jetë moment që do përcaktojë nga cili kah qendron e drejta.Ja disa nga debatet:Rama: Diplomoheshin studentë me leksione weekend-i, Berisha: I mbyllët dyert të varfërve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në fjalën e tij në seancën për ligjin e arsimit të lartë u ndal tek sistemi part time. Sipas Ramës në Shqipëri diplomoheshin studente duke marrë leksione weekend.

Ndërsa ish-kryeministri Berisha tha se edhe pse arsimi ka nevojë për ndryshim,  me këtë ligj i mbyllet dera të varfërve për të ndjekur arsimin e larte.

Edi Rama: Është me rëndësi që duke folur për këtë projekt që nuk është projekti për të riorganizuar sistemin e arsimit të lartë, por është projekti për të bërë një revolucion në arsimin e lartë. Ti refrohemi bazës që në u nisëm për të ardhur këtu pas një procesi që unë e konsideroj shembullor dhe për ti kërkaur këtij parlamenti votën.

Në shtator të vitit 2013 situata ishtë si më poshtë:

59 insticucione të IAL, 8 herë më shumë se në Britani dhe 15 herë më shumë se Gjermania për 1 mln banorë dhe hapja e sistemit me kohë të pjesshëm një spektakël më vetë, brenda llahtarisë së përjavshme së arsimit publik. Ky spektakël përfshinte edhe fushat e zbatuara si mjekësinë që në botën e arsyes nuk mund të diplomohen me leksioni fiktive weekend-i. Vetëm part time i famshëm numëronte 28 117 studentë ose ndryshe Shqipëria të shtunave dhe të dielave diplomaonte një numër studentësh të barabartë me numrin e studenteve ne universitetet private. Me këtë ligj ndjekja me kohë të pjeshsmë përcaktohet brenda kornizave. Gjithë propaganda për të  varfërit dhe në emër të bujarisë ndaj të varfërve u shpartallua sistemi i arsimit të lartë është një propagandë që mund ta bëjnë ata që e zgjedhin , por kur e bëjnë ata që janë në opozitë është e vajtueshme.

Sali Berisha: Unë e konsideroj këtë seancë dhe këtë ligj të një rëndësie kapitale për vendin.  Jam marrë me këtë ligj personalisht dy vite me radhë me dëshirën më të madhe që ta adaptojmë këtë sistem. Ky është sistemi që ka universitetet më të mira në Europë, ky është sistemi i Britanisë së Madhe. Kam pasur një këshilltar zotin Hatinson. Pse unë arrita në përfundimin se ky ligj do ishte një aventurë për shqipërinë. Gjeta një mur të pakapërcyeshëm, sepse nëse procedohej në këtë formë do të bënim një gabim të tmerrshëm të krahasonim të pakrahësueshmen.

Kjo reformë mbyll dyert e universiteteve për të varfërit e vendit. Isha kundër sepse që në vitet 80 filluan të hapen dyert. Isha kundër që të mbyllim dyert për të varfërit.  Nuk jam kundër kontrolleve. Imagjinoni sesa dënojmë duke jua shkatërruar ëndrrën universitare. Cilësia nuk duhet rritur në bazë të xhepit.  

Dobësitë janë të lidhur dhe me ne. Numri i pedagogëve është më i ulet se në vendet e OECD. Ne kemi 30 studentë për 1 pedagogë, por atëhëere ajde të shtojmë pedagogët.  Arsimi ka nevojë për ndryshime.  Vendoët mesataren, vendosët rryshfetin, rikthyet panairet  që nuk duhej kthyer kurrë. I përdorte tezat për të blerë votat. Kurrë ndodnjëherë ndaj arsimit shqiptar nuk është bërë një badërdi e tillë.