Britani, gjenden fragmente të një Kurani shumë të vjetër
Si epiqendra e zhvillimit të tre feve monoteiste, mund të mendohet që dorëshkrimet më të vjetra të librave të shenjtë ndodhen në Lindjen e Mesme.Por disa nga fragmentet më të vjetra të Kuranit janë gjetur në arkivat e Universitetit të Birmingamit në Angli.Analizat e detajuara të kryera nga ekspertët e Universitetit treguan se fletët e librit të shenjtë islam ishin të paktën 1370 vjeçare, ndër më të vjetrat të gjetura deri më sot.Kjo përllogaritje do të thotë se ato janë shkruar nga dikush që mund të ketë njohur edhe vetë Profetin Muhamed, pavarësisht historisë tradicionale sipas të cilës Kurani është përcjellë në atë kohë përmes memorizimit të vargjeve dhe është hedhur në letër shumë vite më pas.Megjithatë, Drejtorja e koleksioneve të veçanta të Unviersitetit, Sjuzan Uorwll, tha se ky dorëshkrim është i një rëndësie të veçantë për trashëgiminë islame dhe studimin e tij, por edhe një krenari për bashkësinë vendase.Kërkuesit thanë se dorëshkrimet përmbanin pjesë të sureve të kapitujve 18 dhe 20, të shkruar në një formë të hershme të arabishtes, dhe ishin futur në dosje bashkë me kopje të tjera më të vonshme të librit të shenjtë, të siguruara në Irakun e viteve 1920.