Delvinë, humbin jetën 2 të rinj, 3 plagosen, po shkonin në kalçeto/ FOTO

Rrugëtimi për një ndeshje kalçeto ka përfunduar tragjikisht për 5 të rinj, kushërinj nga Delvina.Ka qenë ora 23: 10, e 22 korrikut 21015,  kur automjeti tip "Benz" me targa SR7362B, ka dalë nga rruga në aksin "Delvinë-Bamatat", në vendin e quajtur "Mulliri i Bardhë".Për pasojë  kanë humbur jetën 2-persona, drejtuesi i mjetit,  Naim Duka,18-vjeç dhe Tahir Vaja, 16-vjeç, banues në Delvinë.Gjithashtu janë plagosur edhe A.D - 14 vjeç, banues në Delvinë E.V - 18 vjeç, dhe E.C - 17 vjeç.Dy të fundit me banim në Delvinë janë dërguar në gjëndje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.Kushërinjtë ishin nisur nga fshati Rusan për të luajtur në Kalçeto me një grup shokësh në fshatin Bamatat.Dyshohet që ka qenë shpejtësia e madhe shkak i devijimit të makinës dhe përplasjes së saj me murin.Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka dhënë ndihmën e parë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, pasi dyshohet që ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit.[caption id="attachment_550274" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Makina e aksidentuar ne delvine Ne foto: Makina e aksidentuar ne Delvine[/caption][caption id="attachment_550273" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Makina e aksidentuar ne Delvine Ne foto: Makina e aksidentuar ne Delvine[/caption][caption id="attachment_550272" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Makina e aksidentuar ne Delvine Ne foto: Makina e aksidentuar ne Delvine[/caption][caption id="attachment_550271" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Makina e aksidentuar ne Delvine Ne foto: Makina e aksidentuar ne Delvine[/caption][caption id="attachment_550270" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Makina e aksidentuar ne Delvine Ne foto: Makina e aksidentuar ne Delvine[/caption]/Oranews.tv/