Shtyhet sërish gjyqi për "grupin e zjarrit" në Lazarat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2015, 13:23
Procesi ndaj 16 të pandehurve të dosjes së parë të Lazaratit është shtyrë sërisht.Gjatë apelit të palëve në gykim, trupi gjykues kostatoi mungesën e pajustifikuar të avokatëve dhe të pandehurve.Seanca e dytë gjyqësore ndaj 16 të pandehruve të akuzuar për sulm me armë ndaj Policisë së Shetit, prodhim dhe tregetim të lëndëve narkotike, është shtyrë për javën e ardhshme. Gjyqi startoi dy javë më parë në gjykatën e krimeve te rënda, ndërsa shqyrtimi i akuzave nuk ka nisur ende.Një vit më parë gjatë aksionit antikanabis në Lazarat, policia arrestoi 16 presona, një pjesë e mirë e të cilëve janë ende në kërkim./oranews.tv/