Lëvizja për Universitetin protestë kundër ligjit për arsimin e lartë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2015, 17:29
Përpara se Kuvendi i Shqipërisë të niste punimet për miratimin e ligjit për arsimin e lartë Lëvizja për Universitetin ka protestuar përpara Parlamentit duke kundërshtuar këtë ligj.Përfaqësues të pedagogëve dhe studentëve kanë deklaruar se nuk do të dorëzohen. Ata u shprehën se me këtë ligj kryeministri ka fyer universitetet. Ata u shprehën të vendosur se do të bllokojnë kalimin e kësaj reforma nga letra në praktikë.Në lidhje me qëndrimin e opozitës Lëvizja për Universitetin u shpreh se opozita ka qenë bashkëpunëtore e heshtur e këtij projektligji.