Të legalizohen martesat gay, Gjykata e Strasburgut dënon Italinë

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Straburgu ka dënuar sot Italinë pasi nuk ka legalizuar ende lidhjet civile mes personave homseksualë duke dhunuar në këtë mënyrë të drejtën e respektit për jetën familjare.Me një komunikatë zyrtare Gjykata e Strazburgut shpjegon se aktualisht në Itali mbrojtja legale për personat me të njëjtin seks jo vetëm nuk parashikon nevojat themelore të një cifti në një marrëdhënie të qëndrueshme por dhe nuk është aspak një normativë e besueshme.Sipas gjykatësve europianë në ciftet homoseksuale që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe jetojnë një jetë të përbashkët familjare duhet të aplikohet neni 8 i Kushtetutës Europiane për të drejtat e njeriut.Në Itali këto lidhje njihen legalisht vetëm nga disa komuna e kanë një vlerë thjesht simbolike, pa i dhënë asnjë të drejtë personave në këto lidhje.Gjykata Europiane kërkon nga Italia, ashtu sic kanë bërë 24 shtete nga 47 vende anëtare të BE, të njoh zyrtarisht martesat mes personave homoseksualë.Ky vendim është marrë pasi janë analizuar ankesat e tre cifteve italiane që gjatë vitit 2008-2011 kanë kërkuar nga autoritet italiane legalizimn e lidhjeve të tyre duke marrë përherë një përgjigje negative.Vedimi i sotëm i Gjykatës Europiane nuk është përfundimtar pasi Italia ka të drejtë që brenda tre muajve të paraqes rikursin e vendimit përballë "Dhomës së Madhe" të Gjykatës së Straburgut, e cila mund të vendos rihapjen e cështjes. Vendimi final do të aplikohet më pas nga komiteti i mnistriave i Këshillit Europian.Pak ditë më parë Kryeministri italian Mateo Renzi ka deklaruar se brenda viti Italia do të adoptoj ligjin për lidhjet civile mes personave me të njëjtin seks./Oranews.tv/