Menaxhimi i sistemit energjitik, qendra e re Kombëtare Dispeçër përfundon në vjeshtë

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, dhe administrator i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Engjell Zeqo ndoqen nga afër punimet per ndërtimin e qendrës dispeçër të energjisë elektrike.  Projekti qe ka nisur tre vjet me parë, synon kontrollin dhe  drejtimin e  sistemit elektroenergjitik, duke shfrytezuar plotesisht kapacitetet energjitike.Në vjeshtën e këtij viti, pritet që Shqipëria të ketë  qendrën e re dispeçër për  monitorimin dhe kontrollin e gjithë  sistemit elektroenergjitik në vend.   Ministri i Energjitkes, Damian Gjiknuri   dhe Adminstratori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Engjell Zeqo, inspektuan punimet  për ndërtimin e qendrës,  nje investim  prej 23 milionë euro  i mbështetur nga Shteti Italian.Damian Gjiknuri: Është në përputhje me të gjithë atë strategjinë që ne kemi dhënë dhe që do e përfundojmë besoj deri në vitin 2020 që Shqipëria të jetë plotësisht e integruar me rrjetin rajonal dhe rrjeton europian të energjisë elektrike.Ministri Damian Gjiknuri, theksoi se ngritja e kësaj qendre kontrolli, është hap i rëndësishëm  në zhvillimin e tregut energjitik.Damian Gjiknuri: Do të bëjmë të mundur edhe për investimet private, për shkëmbime më të mira të energjisë të Shqipërisë me vendet fqinje, që në fund të fundit do të thotë sigurim me energji elektrik.Ndërtimi i qendrës së re dispeçer,  do të bëjë të mundur  kontrollin dhe  drejtimin e  sistemit bazuar në teknologjinë bashkëkohorë, dhe mendohet të jetë një  faktor kryesor i shfrytëzimit optimal të kapaciteteve energjitike.