Kreu i Qarkut: Mungesa e ujit rrezikon përhapjen e epidemive

Qyteti i Kukësit prej ditësh po furnizohet me ujë të pijshëm vetëm 60 minuta në 24 orë."Duke mbushur ujë jemi.", shprehet një banore.Kryetari i Këshillit të Qarkut, Ibsen Elezi e konsideron situatën alarmante dhe paralajmëron mundësinë për shpërthimin e ndonjë epidemie të mundshme.Ibsen Elezi, kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës: Tashmë e rrezikon qytetin i Kukësit jo vetëm mungesa e ujit të pijshëm por edhe përhapja e epidemive dhe kjo do të ishte katastrofike për qytetin e Kukësit.Papërgjegjshmëria dhe gjithë këto interesat midis njerëzve dhe të hallkave të ndryshme kanë çuar në këtë situatë.Kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Arif Rexhmati kërkon që punonjësit e bashkisë dhe ndërmarrjes së Ujësjellws Kanalizimeve të ndërpresin pushimet dhe të rikthehen në detyrë, pasi mungesa e ujit ka vështirësuar së tepërmi jetesën më shumë se 20 mijë banorëve.Arif Rexhmati, Kryear i PD: Situata është katastrofike dhe prioriteti i prioriteteve për Partinë Demokratike në qytetin e Kukësit do jetë uji i pijshëm.Por kërkesa dhe zbatimi i ligjit do fillojë nga burimi i ujit dhe deri te konsumatori, që do të thotë do të ketë përgjegjësi ligjore dhe ndëshkim ligjor për gjithë ata që kanë vënë dorë në ujësjellësin e qytetit.Në të gjithë gjatësinë e rrjetit shpërndarës të ujësjellësit në Kukës janë më shumë se 350 ndërhyrje të paligjshme. Ku 188 prej tyre janë më problematike, pasi ndërhyrja është bërë për të vaditur tokat bujqësore. ndërkohë në katet e katërta e të pesta në pallatet e qytetit nuk ka arrin asnjë pikë uji.