Nis konstituimi i bashkive, Çuçi: Me njësitë e reja vendore nis një etapë e re

Pas zyrtarizimit të kryetarve dhe antarëve në këshillave bashkiak në të gjithë vendin, konstituimi i bashkive ka nisur nga Berati.Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi theksoi se tashmë nis një etape tjetër për njësite e reja vendore.Bledi Çuçi: " Fillon një epokë e re për qeverisjen vendore, vijmë nga një skemë me 373 njësi vendore në një strukturë me 61 bashki. Sa më shpejt të krijojmë bashkitë e reja dhe këtu përfshihet edhe bashkia e Beratit, aq më kollaj do ta keni për të filluar dhe për të zbatuar këtë vizion që ne kishim gjatë momentit të hartimit të reformës administativo-territoriale"Kryetari i ri i bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, bëri betimin para 31 këshilltarëve. Sinaj u shpreh se është përgjegjësi mjaft e madhe drejtimi i bashkisë tashme me 99 mijë banor, nga 64 mijë që kishte përpara reformës administativo-territoriale.Ndërkohë këshilltarët e rinjë, zgjodhën kryetarin e këshillit bashkiak, nënkryetarin, dhe sekretarin e bashkisë./oranews.tv/