Policia dhe Hipoteka marrëveshje për hetimin e pastrimit të parave

Një marrëveshje e firmosur mes policisë dhe zyrës së Hipotekës, do ti vijë në ndihmë policisë në luftën kundër pastrimit të parave dhe sekuestrimin e pasurive, që kanë si burim, aktivitetet kriminale të individëve apo grupeve kriminale.Marrëveshja i mundëson policisë që të përfitojë akses të menjëhershëm në sistemin elektronik të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e kryerjes së veprimeve në marrjen dhe shkëmbimin e informacionit.Po ashtu përmes marrëveshjes, dy institucionet do të shkëmbejnë informacion dhe të dhëna në lidhje me të drejtën e pronësisë dhe pasurinë e personave që janë nën hetim.Marrëveshja u firmos mes drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Haki Çako dhe drejtorit të përgjtihshëm të Hipotekës, Ilirian Muho.hipoteka/oranews.tv/