Rrënimi i Piramidës, Forumi për Trashëgimi Kulturore kërkon ndërhyrjen e qeverisë

Forumi për trashëgiminë kulturore reagoi sot ne lidhje me disa qëndrime të këshilltarit të kryeministrit për territorin Artan Shkreli gjatë intervistës së mbrëmjes ne Ora News. Arben Biçoku kundërshton idene e arkitektit Shkreli për restauriminm e piramides vetem nga jashte.Arben Biçoku: Ndoshta do të ishte më e kushtueshme në një rregullim të brendshëm të funksioneve të ambientit të brendshëm. Ashtu siç është nuk është fare dinjitoze. Ngjitur me ndërtesën më kryesore të shtetit, kryeministrinë ne kemi një gërmadhë, kështu nuk shkon.Z.Bicaku bashkohet me komentet e këshilltarit të kryeministrit për fasadën e re të godniës qeveritare ku qëndrojnë ngjitur një veper e bazoreliev i viteve 70, por edhe vepra bashkëkohore e autorit Fancez Filipe Pareno.Arben Biçoku: Kjo lloj përballje, të paktën kështu siç e shikoj unë është një përballje intriguese, është një provokim. Ai është një provokim dhe është nëj provokim interesant.Deklaratat e anëtarit të forumit për trashëgiminë kulturore vijnë një ditë pasi Artan Shkreli, këshilltar i kryeministrit  tha  se fasada e re e godinës qeveritare është sa provokuese aq edhe emancipuese.