Krimet seksuale ndaj të miturit, 97 raste në 2014
Abuzimi seksual në Shqipëri vijon të jetë një shqetësim në rritje. Policia e Shtetit raporton se në 2014 janë evidentuar 97 krime seksuale tek të miturit nga të cilat janë zbuluar vetëm 54. Organizatat për mbrojtejn e të drejtave të fëmijëve kërkojnë krijimin e një regjistri kombtar të krimeve sekusuale për ti mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm nga autoritetet abuzuesit edhe pasi ata të kenë kryer denimin.Mirgit Vataj, menaxher i Alo 116: Ne kemi bërë një kërkesë për regjistrin kombëtar për krimet seksuale. Minimumi të pengojmë që këta njerëz të cilët kanë kryer krime seksuale ndaj fëmijëve, të mos kenë akses në institucione ku ka fëmijë, në shkolla, kopshte etj. Të monitorohen të jenë të publikuara në nëj regjister dhe të pengohen.Studimi i fundit shkencor i Alo 116, jep po të dhëna alarmante për abuzimet seksuale. 11% e të miturve ngacmohen seksualisht ku numrin më të madh e zenë femrat në nivelin 77%.Mirgit Vataj, menaxher i Alo 116: Prevalenca e abuzimit seksual me të mitur është 11% ndërsa incidence është diku tek 9% . Një kamion prej 3 fëmijësh dhe po ti referohemi pop rap këtyre të dhënave 4% e këtyre fëmijëve qëë kanë qenë pjesë e studimit kanë vuajtur dhunë seksuale ndaj tyre. Më tepër kanë raportuar vajzat në 77% të rasteve.Ora News pyeti agjencinë kombëtare për mbrojetjen e fëmijëve, dhe zyrtare të kësaj agjencie thonë se po hartohet një program specifik per trajtimin dhe mbrojtjen e femijeve të abuzuar seksualisht.