"Ndiq modelin tim", porosia e Bashës për Veliajn para se t’ia lërë bashkinë e Tiranës

Lulzim Basha deklaron se do të qëndrojë në detyrë deri në ditën e fundit dhe para se të largohet nga Bashkia e Tiranës uron që pasardhësi i tij të ndjekë modelin e tij të investimeve. “Jo ai i mëparshmi i cili e shkatëroi kryeqytetin” tha Basha duke iu referuar Edi Rama dikur kryetar i bashkisë së Tiranës.Teksa përuroi kopshtin 29 në kryeqytet, Kryetari i bashkise se Tiranës Lulzim Basha bëri dhe një përmbledhje të arritjeve në fushën e sistemit parashkollor dhe atë parauniveristar, në përfundim të mandait të tij 4 vjecar.Lulzim Basha: Kopshti nr.29 është një investim i standardeve europiane që do u shërbejë 150 vogëlushëve të kësaj lagjeje. Në këto 4 vite, Bashkia e Tiranës në programin e arsimit parauniversitar, pra kopshteve e çerdheve por edhe në programin e shkollave të mesme e 9-vjeçare ia ka dalë të përfundojë investimin në mbi 30 objekte, ndërkohë që 13 të tjera janë drejt përfundimit, 8 objekte të tjera janë në prokurim, 13 objekte janë të projektuara dhe gati për t’u investuar. Pra, në total 64 objekte në 4 vite, nga të cilat më shumë se 41 kanë përfunduar apo do të përfundojnë në muajt e ardhshëm dhe pjesa tjetër është bërë gati për t’u përfunduar në një periudhë kohore 12 – 18 mujore.Nevojat e qytetit të Tiranës janë shumë më të mëdha se kaq por po të kemi parasysh se në periudhën 2004-2011, numri total i investimeve kapi 51 objekte, uroj që dyfishimi i investimeve në këto 4 vite të shërbejë si një standard për t’u ndjekur dhe çuar më tej. Të paktën këtu, shpresoj që modeli Basha të ndiqet dhe jo modeli i mëparshëm, sepse modeli i mëparshëm do të thotë t’i reduktonim në gjysmë për gjysmë investimet në këtë fushë”Ne do të vijojmë punën pa ndërprerë dhe unë do të jem në krye të punës deri në ditën e fundit, sepse qytetarët e Tiranës meritojnë e do të kenë një bashki funksionale, pa asnjë ditë pushim, të paktën deri në momentin e tranzicionit ku përgjegjësia natyrisht do të mbartet tek drejtuesit e rinj”Me një investim prej 50.1 milionë lekësh ka përfunduar rindërtimi i kopshtit nr.29, në njësinë bashkiake nr. 3. Godina e re është konceptuar me 2 kate. Kopshti do të akomodojë rreth 150 fëmijë të ndarë ne 6 grupe, tre grupe në katin e parë dhe 3 grupe në katin e dytë.bashaBashkia ben bilancin: Po mbyllim 42 objekteAktualisht, Bashkia e Tiranës po vijon punën në përfundimin e 42 objekteve që janë në proces ndërtimi, rindërtimi dhe rehabilitimi, si rikualifikim urban, infrastrukturë rrugore, çerdhe, kopshte e shkolla dhe konkretisht:1)      Rikualifikim urban lulishte blloku “Dervish Hima” dhe stadiumi “QemalStafa”; njësia 22)      Rikualifikim urban blloku 40, 41, 42 (Faza I);njësia 23)      Rikualifikimi urban i bllokut kufizuar nga rruga e Dibrës-Njazi Meka-NikoAvrami-GrigorPerlecev; njësia-44)      Rikualifikim urban i bllokut 48; 49 (në kuadër të programit IPA);njësia 45)      Rikualifikimi urban i bllokut te fusha e Aviacionit;njësia 76)      Rikualifikim urban i bllokut te Dogana; Rikualifikim urban i bllokut te Dogana-Njësia 77)      Mobilim urban i bllokut që kufizohet nga rrugët “MemoMeto” dhe “FeritXhajko”; njësia 88)      Rikualifikim urban i zonës së ndodhur ndërmjet rrugës “Sami Frashëri” – Unazës (blv “Gjergj Fishta”);njësia 109)      Rikualifikim urban i bllokut mbi shina ( Faza I);njësia  1110)  Rehabilitim i skarpateve të lumit Lana11)  Rehabilitimi dhe zgjerimi i varrezave publike,TufinëInfrastrukturë rrugore1)      Ndërtimi i rrugës “Faik Konica”’; njësia 22)      Ndërtimi i rrugës "Marko Boçari";njësia 53)       Ndërtim i rrugës së Kosovarëve;njësia 54)      Zgjerim,ura në rrugën "IrfanTomini";njësia 55)      Rikonstruksion i rrugës "PiroGoda";njësia 66)      Rikonstruksion i rrugës "ShefqetMusarai" dhe rikualifikimi i sheshit në bllokun 22;njësia 77)      Rikonstruksioni i rrugës "MiloDuci";njësia 78)      Rruga "Isuf Balta";njësia 99)      Ndërtimi i segmentit të kryqëzimit, ish - kombinati "JosifPashko"; ish Uzina Dinamo e re;njësia 910)  Rruga "DonBosko", trotuaret; njësia 9+1111)  Rikonstruksion i rrugëve "Shyqyri Bërxolli" dhe "ReshitÇollaku"; njësia 1012)  “Projekti i Transportit Multimodal/Korsitë e Dedikuara dhe i Rritjes së Sigurisë Rrugore, (Faza e II)13)  Bulevardi i Madh14)  Lumi Tiranës Objekte Arsimore: 

  1. Rikonstruksioni i kopshtit 24;njësia 1
  2. Ndërtim shkolla e Mesme, rruga "HasanTahsim";njësia 2
  3. Rehabilitim dhe instalim i sistemit të ngrohjes i shkollës MustafaGreblleshi;njësia 2
  4. Rehabilitim shkolla 9-vjeçare “Fan Noli”;njësia 3
  5. Rehabilitim dhe instalim i sistemit të ngrohjes i shkollës Gjon Buzuku; njësia 4
  6. Shkollë e re 9-vjeçare  (në kuadër të programit IPA),njësia 4
  7. Ndërtim kopsht dhe çerdhe  (në kuadër të programit IPA);njësia 4
  8. Rehabilitimi dhe instalimi i Sistemit të Ngrohjes (kati i dytë) në shkollën 9-vjeçare “EminDuraku”;njësia 5
  9. Rikostruksion i kopshtit 42;njësia 5
  10. Ndërtim shkolle 9 - vjeçare tek ish - Kombinati Tekstil; njësia 6
  11. Rikonstruskion i kopshtit nr.17; rruga "M. Shyri"; njësia 7
  12. Rikonstruksion i plotë e shtesë ambientesh nëshkollën e Mesme "Q. Stafa", njësia 10
  13. Rikonstruksion kopshti në Kodër – Kamëz; njësia  11
Edukim Social (çerdhe):Rikonstruksioni i çerdhes Shkozë;njësia 1
  1. Rikostruksion i çerdhes nr.48;njësia 4
  2.  Ndërtim qendër sociale (në kuadër të programit IPA); njësia 4
 Në procedurë prokurimi: Rikualifikimi urban i 2 blloqeve dhe rehabilitimi i rr. "DhimitërKamarda"; njësia 1
  1. Rikualifikim urban,blloku që kufizohet nga rrugët “Sulejman Delvina”, “Medar Shtylla”, ”Skënder Luarasi”, ”GrigorHeba”, “Gjik Kuqali”;njësia 5
  2. Rikualifikim urban i bllokut të kufizuar  nga rruga "Ibrahim Rugova", rr."PjetërBogdani",  rr. "Gjin Bue Shpata",  blv "Bajram Curri"; njësia 5
  3. Rikonstruksioni i trotuareve dhe rrugës “Ali Demi”;njësia1
  4. Rikonstruksioni i rrugës “A. Shefqeti”; njësia 1
  5. Rikostruksion i rrugës “Kujtim Laro”;njësia 3
  6. Ndërtimi i rrugëve "Disha" , "ThomaNasi" dhe “FransuaPukvil”;njësia 3
  7. Rikonstruksion i rrugës "HamdiCenoimeri" faza II; njësia 6
  8. Rikonstruksion kopshti nr.18, rruga "M. Grameno";njësia 2
  9. Rehabilitim dhe instalim i sistemit tëngrohjes nëshkollën 9-vjeçare “1 Maj”;njësia 1
  10. Rikonstruksion dhe instalim i sistemit tëngrohjes nëshkollën e mesme “IsmailQemali”; njësia 2
  11. Rikonstruksion i kopshtit nr. 25/A;njësia 4
  12. Rehabilitimi i Pjesshëm dhe instalimi i sistemit tëngrohjes nëshkollën 9-vjecare
“4 Dëshmorët”
  1. Rehabilitimi i pjesshëm dhe instalimi i sistemit të ngrohjes në shkollën e mesme
“S.Tafaj”
  1. Rikonstruksion i çerdhes Nr. 54
  2. Rikonstruksion dhe shtesë kati, çerdhe nr. 13