PD: Qeveria urdhëron në fshehtësi testimin arbitrar të infermierëve
Partia Demokratike, akuzon Minsitrinë e Shëndetësisë, se në mënyrë të paligjshme dhe pa transparencë ka urdhëruar testimin e infermireve.Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë, pranë Partisë Demokratike, Tritan Shehu, tha se ky vendim vjen në një kohe kur cështja po shqyrtohet ne gjykatën e Lartë pas padise se urdherit te infermiereve.Tritan Shehu: Urdhri i Infermiereve, shërbimet universitare, fakultetet perkatese etj, nuk kanë asnjë njoftim dhe nuk kanë marrë pjesë në përgaditjen përkatëse. Nuk është bërë publik asnjë dokument shpjegues, platformë a pyetsor. Ky proces kërkohet të realizohet pa pritur opinionin e Gjykatës së Lartë ndaj ankesës së Urdhërit të Infermierëve për këtë inisiative. Dhe për me tepër, e gjithë kjo kërkon të kryhet pikërisht në këtë periudhë kulminante pushimesh, pra jashtë vëmëndjes së opinionit publik mjekësor !Në këto kushte selia blu, kërkoi anullimin e testimit, deri në përcaktimin e një procedure të plotë për edukimin ne vazhdim të mjkëvë dhe infermjerëve.Tritan Shehu:Në këto kushte ne kërkojmë anullimin e këtij "testimi", pritjen e hyrjes në fuqi të ndryshimeve të fundit ligjore, si dhe përcaktimin më tej të një procedure të qartë e të plotë për edukimin e vazhdueshëm të infermiereve, në baze të së cilës duhet te procedohet. Më herët në fillim të vitit Ministria e Shëndetësisë shpalli testimin dhe i cili u dy muaj më parë në Gjykatën Administrative nga Urdhri i Infermierëve. Procesi aktualisht ndodhet ne Gjykatën Lartë./Oranews.tv/