Banorët e Urakës në Mat një orë rrugë me kafshë për ta siguruar ujin e pijshëm
Fshati Urakë në rrethin e Matit po vuan mungesën e ujit për pijshëm dhe atij vaditës. Transporti i ujit për konsum sigurohet me anë të kafshëve rreth një orë larg fshatit ku jetojnë më shumë se 500 banorë.Të mbjellat në fshatin Urakë po shkojnë drejt tharjes totale për shkak të thatësirës, duke hedhur poshtë mundin e banorëve, të cilët shpjegojnë se ky problem ka mbi 20 vite e që është bërë shkak edhe për largimet jashtë vendit“Ujin e pijshëm ku të marrim ndonjë çezme sepse nuk ka asnjë vend burimi tjetër.Ne kemi pasur ujë më përpara tani ska….” thotë një banor.“S'ka fare ujë të pijshëm ska fare….Uji vaditës më keq nuk ka se pushteti nuk ka bërë asgjë”, shprehet një tjetër banor.Këtu nuk ka bërë pushteti asnjë gjë për ujin e vaditjes.Ka dhënë shumë premtime.Të gjithë ato që kanë kandiduar për kryetarë bashkië kanë thënë se do e bëjnë ujin e vaditjes dhe se kanë bërë.Ka mbaruar ajo punë prandaj po marrim drejt emigrimit drejt Gjermanisë,Zvicrës drejt Anglisë.Jemi pa shpresë.Pikë.Banorët shprehen se gjithnjë u është premtuar rikthimi i veprës vaditëse të Shutrres, madje edhe në fushatën e fundit elektorale, por premtimi ende nuk është mbajtur.