Paralajmërohen bizneset, asnjë tolerancë kush nuk lëshon kuponin tatimor

Tatimet kanë shtuar kontrollet në terren për instalimin e kasës dhe lëshimin e kuponit tatimor. Kontrollet janë intensifikuar jo vetëm në Tiranë, por edhe në zonat bregdetare, ku  shmangiet nga bizneset janë edhe më të mëdha në këtë periudhë të sezonit turistik. Mosvendosja e kasës dhe kuponit tatimor ndërshkohet me gjobë deri në kallëim penal për evasion fiskal.Tatimet paralajmërojnë bizneset që të lëshojnë kuponin tatimor, në të kundërt nuk do të ketë asnjë tolerancë dhe do të gjobiten në bazë të ligjit.  Drejtoria Rajonale Tatimore e Tiranës ka njoftuar të gjithë subjektet se do të vazhdojë kontrollet në terren në lidhje me zbatimin e legjislacionit tatimor për përdorimin e kasës fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor.Ndërkaq burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë të ditur gjithashtu, se intensifikimi i kontrolleve tatimore ka nisur edhe në zonat bregdetare, ku shmangiet nga bizneset janë edhe më të mëdha në këtë periudhë të sezonit turistik, ku prania e turistëve dhe emigrantëve që kthehen në atdhe për pushime rrisin ndjeshëm kërkesën për mallra dhe shërbime dhe rrjeshimisht edhe fluksin e shitjeve.Legjislacioni tatimor parashikon që herën e parë të konstatimit të mosinstalimit të pajisjes fiskale ose sistemeve të monitorimit të qarkullimit,tatimet vendosin një gjobë prej 50 mijë lekësh. Në rast se konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e instalojë pajisjen fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë, ose sistemin e monitorimit të qarkullimit, dënohet me konfiskim të të gjithë sasisë së mallit.Çdo konstatim i mëpasshëm i mosinstalimit të pajisjes fiskale konsiderohet evazion tatimor dhe tatimet bëjnë kallëzim penal për tatimpaguesin. Ndërsa në rast se biznesi nuk lëshon kuponin tatimor për çdo konstatim të kryer, vendoset gjobë në masën 200 mijë lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin, dhe gjobë, në masën 50 mijë lekë për tatimpaguesit e tjerë. Në rast se kuponi tatimor nuk lëshohet sërish, atëherë gjoba rritet në 300 mijë lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin dhe në masën 100 mijë lekë për tatimpaguesit e tjerë. Në rast se biznesi sërish refuzon të lëshojë kuponin, tatimet e kallëzojnë atë penalisht për evasion.