Task Forcë nga Tirana në Vlorë kontrolle bizneseve për kasat fiskale

Vlorë- 80 efktivë të hetimit tatimor dhe task forcës nga Tirana prej dy ditësh janë zhvendosur në qytetin bregdetar të Vlorës për të kontrolluar bizneset në lidhje me dokumentacionin e duhur dhe shmangien e detyrimeve.Kontrolli është përqëndruar në faturën e blerjes së mallit, kuponi tatimor por dhe siguracioni I punonjësve.Kontrolli është përqëndruar në bizneset që operojnë përgjatë bulevardit kryesor, rrugëve dytësore dhe të plazhit.Gazetarja e Ora News Jerola Ziaj informon se deri tani janë mbyllur dhe sekuestruar mallrat e mbi 30 subjekteve përgjatë bulevardit kryesor dhe se aksioni do të vijojë dhe në dy javët e ardhshme.Gazetarja informon se një pjesë e bizneseve duke qenë koshientë për mungesën e dokumentacionit kanë mbyllur vetë qepenat.dyqanet e bllokuara nga tatimet/Oranews.tv/