Radhë të gjata aplikimesh për pasaporta, qytetarët apel për ndihmë
Rreth 100 persona aplikojnë çdo ditë për tu paisur me pasaporta biometrike në Lezhë, ku kryesisht janë emigrantë të ardhur për pushime.Fluksi i lartë i aplikimeve ka shkaktuar radhë të gjata në zyrat e gjendjes civile, ku punohet vetëm me një sportel, ndaj qytetarët kërkojnë zgjidhjen e situatës.Aplikimi për pasaporta biometrike është kthyer në një mankth të vërtetë për banorët e Lezhës.Me dhjetra persona qëndrojnë në radhë për orë të tëra.Në temperatura që shkojnë deri në 40 gradë të moshuar por edhe femijë të vegjël presin për të kryer proceduarat e aplikimit, duke rrezikuar shëndetin.Situata e krijuar ka indinjuar qytetarët të cilët thonë se kanë paguar për tu pajisur me pasaportë në mënyrë të përshpejtuar, por duhet me ditë të tëra pa mundur të paisen me letërnjoftim, ndaj kërkojnë që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje.Qytetari: “Kemi një javë me fëmijë, kemi që në 08:00 të mëngjesit nuk na grantojnë as kushtet minimale“Qytetari: “Është shumë problem dhe duhet një personel më i madh se ka fluks. Kjo është faqja e zezë sepse gratë dhe fëmijët presin me orë të tëra në rradhë”Fluksi i lartë i qytetarëve të cilët më së shumti janë emigrantë dhe kërkojnë të aplikojnë për pasaporta shkon deri në 100 persona në ditë, ndërsa në këto zyra shërbehet vetem me një spotel. Ndërsa nga institucionet vendore në Lezhë nuk ka asnjë reagim për këtë situatë problematike./oranews.tv/