"Shokohet Kryekuqi", pas mësuesit pedofil, shitësi plak në pranga për abuzime me të mitur
Banorët e fshatit Kryekuq në Lushnje janë tronditur nga një tjetër denoncim i abuzimit me të mitur.Në prangat e policisë ka rënë 66- vjeçari Selman Carciu, i cili akuzohet për veprime te turpshme me një vajzë vetëm 12 vjeçare.Ka qenë nëna e të miturës që ka denoncuar 66 vjeçarin, pasi ka parë vetë ngjarjen e shëmtuar.Mësohet se Carciu, që kishte një dyqan pranë shtëpisë të së miturës dhe përfitonte prej gjendjes së rënduar ekonomike të saj, duke e gënjyer me dhurata të vogla."Nga një kallëzim i dhënë dhe hetimet e kryera ky shtetas në një periudhë kohore prej 3 muajsh në banesën e tij ka kryer veprime të turpshme me natyrë seksuale me një të mitur" thuhet në njoftimin e policisë.Pritet që dëshmia e të miturës në polici të hedhë më shumë dritë për ngjarjen e rëndë.Banoret e shokuarNdërkohë edhe banoret e Kryekuqit shprehen të shokuar, ndërsa tregojnë se 66 vjecari nuk ka patur precedent të mëparshëm.Por përballë rasteve të përsëritura të këtyre ngjarjeve të rënda, ata kërkojnë pranine e një psikologu ne shkollëPak kohë më parë, një mësues i shkollës 9 vjecare të kryekuqit u arrestua me akuzën e perdhunimit të nxënëses së tij në klasën që e kishte kujdestari.Demir Hoxha, u akuzua se kishte kryer marrëdhënie seksuale poe me një nxënëse 12 vjeçare.Një 66 vjeçar është ndaluar pasi akuzohet për veprime të turpshme me natyre seksuale me një të mitur.Policia njoftoi sot ndalimin e Selman Çarciut, 66 vjeç, banues në fshatin "Kryekuq", Lushnje sepse ".Mësohet se e mitura ishte në moshën 9 vjeçare dhe ishte banore e atij fshati.[caption id="attachment_549937" align="alignnone" width="637"]
Ne foto: Dyqani i fshatit[/caption][caption id="attachment_549935" align="alignnone" width="637"]
Ne foto: Shtepia e te mitures[/caption] /Oranews.tv/