Turqia rrit sigurinë, protesta në Stamboll , Ankara

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka premtuar rritjen e sigurisë përgjatë kufirit me Sirinë, pasi 30 persona humbën jetën nga shpërthimi i një bombë në qytetin Suruc.Por ngjarja e rëndë ka shkaktuar protesta të dhunshme në Stamboll, ku qindra qytetarë kanë fajësuar qeverinë për ngjarjen dhe viktimat.Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe pompa uji për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në sheshin taksim, të cilët thërisnin slogane si shteti silamik vrasës, bashkëpunëtor I tij erdogan dhe AKPËshtë komuniteti kurd në turqi ai që më së shumti është revoltuar me qevereninë, pasi mendojnë se kjo ngjarje është pasojë e dështimit të ankarasë në ndalimin e shtetit silamik.Madje grupi militant kurd PKK akuzon qeverinë se ka mbështetur Shtetin Islamik kundër kurdëve në Siri.Sipas dëshmitarëve, demonstrata në Stamboll nisi paqësore, por më pas protestuesit kanë hedhur shishe dhe sende të tjera të forta ndaj efektivëver të policisë.Protesta pati edhe në Ankara dhe dhe Dijarbakir.Sulmi i djeshëm në qytetin suruc të Turqisë, në kufi me Kobanin e Sirisë, ku 30 persona u vranë dhe 100 të tjerë u plagosën, është dënuar edhe nga presidenti i vendit Rexhep Tahip Erdogan, i cili tha se kjo vepër terroriste nuk do të ndalë mbështetjen e Turqisë në përpjekjen ndërkombëtare për të luftuar terrorizmin.Sulmi, i dyshuar nga Shteti Islamik, vjen disa javë pasi Turqia vendosi trupa dhe pajisje shtesë në kufirin e saj me Sirinë, pas rrezikut në rritje të militantëve të shtetit islamik në kobani.ss-150720-turkey-explosion-05.nbcnews-ux-1024-900 ss-150720-turkey-explosion-11.nbcnews-ux-1024-900 ss-150720-turkey-explosion-13.nbcnews-ux-1024-900/Oranews.tv/