540 maturantë ankimojnë rezultatin e provimeve, AKP: Brenda javës del formulari A2

540 maturantë nga 41 mijë që janë gjithsej, kontenstojnë rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka kryer verfikimet përkatese nga ku rezulton se pjesa më e madhe e ankesave lidhet me rezultatet në  lëndes e Gjuhës dhe Letërsisë. 540 maturantë kanë ankimuar rezultatin në Agjenicë Kombëtare të Provimeve me pretendimin se korrigjimi dhe vlerësimi i testit të Maturës Shtetërore nuk është real. Drejtorja e AKP tha se janë rishikuar testet dhe ka konstatuar se pakenaqesite mw tw mwdha lidhen me rezultatet ne  lënden  e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.Rezana Vrapi, drejtore e AKP-së: Janë rreth 140 në lëndët me zgjedhje,rreth 300 në gjuhë shqipe dhe shumë më pak, 100 e ca në matematikë.Duke patur parasysh mbi 40 mijë maturantë pjesëmarrës në maturën shtetërore këto janë shifra normale nga këndvështrimi ynë për të parë qoftë rezultatin, për të parë mënyrën sesi është korrigjuar testi etj.Brenda kësaj jave del formulari A2 për kandidatët nw universitete. Drejtorja e AKP Rezana Vrapi i udhëzoi maturantët për plotësimin e këtij formulari që shoqërohet me një pagesë prej 2000 lekë.Rezana Vrapi, drejtore e AKP-së: Së pari duhet të shkarkojnë nga faqja e Agjensisë Kombëtare të Provimeve AKP te linku fatura për arkëtim për plotësimin e formularit A2. Me këtë faturë të printuar duhet të paraqiten pranë zyrave të  postës shqiptare për të kryer pagesën e tarifës përkatëse prej 2000 lekësh.Më pas të paraqiten në drejtorinë e shkollës në të cilën kanë bërë aplikimin e formularit A1 apo A1Z dhe të dorëzojnë mandate pagesën.Formulari A2 do të publikohet pasi qeveria të miratojë kuotat në universitete.