Vlonjatët nuk kanë ujë në shtëpi, mbushin tek uji i ftohtë

Orari i limituar i furnizimit me ujë, si edhe papastërtia e tij, po detyrojnë qytetarët vlonjat që ti drejtohen burimeve natyrore.Prej kohësh në vendin e quajtur uji i ftohtë shihen radhë qytetarësh me bidona në duar, pasi nuk kanë besim të konsumojnë ujin që vjen ne çesmat e shtëpive të tyre. Në këto ditë të nxehta vere qytetarët vlonjat vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.Me dhjetra banorë me bidona në duar i drejtohen çdo ditë të vetmit burim natyror në qytet, atij të ujit të ftohtë. Kjo për shkak të orarit të limituar të furnizimit me ujë, por edhe për papastërtinë që mbart.Për qytetarët vlonjatë pastërtia e ujit është më e madhe në burimet natyrore se ajo qe vjen përmes tubacioneve në çesmat e shtëpive, duke e konsideruar të pakonsumueshëm.Qytetari: “Për shkak të tubacioneve uji që kemi në çesma është në kushte të përshtatashme, e konumojmë vetëm për larje. Në bazë të analizave të bëra është konstatuar ndotje e ujit.”Qytetari: “Është më e sigurt ky ujë që mbushim ne këtu tek ujin i ftohtë  sepsa uji që vjen përpër bidona tek shtëpija. Depozitat e ujit janë prej hekuri dhe uji po të rrijë në një depozitë hekuri fillon ndryshket duke e ndotur ujin. Nga uji i çesmave nuk pimë asnjëherë sepse nuk është i pastër, është shumë i pisët dhe e përdorim vetëm për të larë robat për asgjë tjetër.”Problematika e ujit të pijshëm në Vlorë është e mbartur prej vitesh. Pavarësisht investimit prej 28 milionë euro 3 vjet më parë i Bankës Botërore, linjat dytësore dhe terciale mungojnë. Këto punime duhej të ishin kryer nga bashkia e qytetit bregdetar./oranews.tv/