Raporti: ISIS përdori armë kimike në Irak e Siri
Një hetim i përbashkët nga dy organizata të pavarura ka zbuluar se ISIS kohët e fundit ka përdorur pajisje të mbushura me kimikate kundër forcave kurde dhe civilëve në Irak dhe Siri.Gjithashtu është zbuluar se ISIS (shteti islamik në Irak dhe Siri), ka filluar të përfshijë klor dhe kimikate të tjera në dy bomba vetëvrasëse dhe pajisjet plasëse të improvizuara dhe mund të përdorë kimikate të tjera në armët që ajo prodhon.Të dy grupet e hetimit, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, dërguan ekipet e tyre për të hetuar akuzat se ISIS ka përdorur municione kimike në tre raste muajin e kaluar. Dy incidente kanë ndodhur në provincën Hasakah në Sirinë veriore, ku ISIS i ka shpallur betejë grupit kurd YPG. Sulmi i tretë u parashikua në Irakun e veriut, por nuk arriti të shpërthejë.Një prej organizatave të hetimit tha se ky ishte "Përdorimi i parë i dokumentuar i kimikateve nga ISIS kundër forcave kurde./Oranews.tv/