Shkolla "Janaq Kilica" vendgrumbullim mbeturinash nga tregtarët ambulantë
Ambientet e gjimnazit "Janaq Kilica" në Fier janë kthyer në një vendgrumbullim beturinash nga tregtarët ambulantë. Në orët e pasdites ata hedhin prodhimet të prishura në ambietet e jashtme të gjimnazit. Edhe pse disa herë drejtorja dhe ekipi sanitar i shkollës së mesme janë ankuar në bashkine e qytetit, ende asnje masë nuk është marrë.Evis Sema drejtore e gjimnazit "Janaq Kilica": Megjithëse shkolla ka mbaruar si process mësimor shkolla është e hapur siç keni ardhur dhe ju sot për ta shikuar maturantët janë duke aplikuar për formularin A2. Është vërtet për të ardhur keq duke parë një gjëndje dhe një situatë të tillë, kur shkolla jonë, sidomos shkolla Janaq Kilica është kthyer në një..më vjen keq që po e përmend por në një kosh plerash të këtyre shitësve ambulantë të cilët pasi e mbarojnë atë ditën e tyre absolutisht duhet të shfaqet pak edukatë për ti mbledhur ato por e kanë kaluar dhe hedhin çdo gjë oboriin e shkollës tonë. Apeloj fuqishëm që duhet të merren masa sidomos nga policia bashkiake për ti larguar të gjithë këta shitës ambulantë nga këto ambiente.Të ardhur nga fshtarat e Fierit edhe për shkak të mungesës së tregjeve, prodhimet bujqësore e blegtorale tregtohen në trotuare jashtë cdo kushti higjeno sanitar, duke rrezikuar edhe shëndetin e konsumatorëve. Kundrejt këtij fakti shqetësuar, nga ana e policisë bashkiake nuk është marrë asnjë masë për largimine tregtarëve.