Opozita: Shqipëria oaz i drogave, Tahiri: Ish ministrat e PD kanë fshehur pasurinë

Debate mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë teksa në rend të ditës ka qenë ratifikimi i marrëveshjes me SHBA-në për kontrollin e kultivimit të lëndëve narkotike. Deputetët demokratë kanë akuzuar qeverinë se e ka kthyer Shqipërinë në oaz të drogave, ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka replikuar se selia blu ka ligjëruar kriminalitetin dhe pandërshklueshmërinë. Por ajo që ra në sy përtej debateve-opozitë mazhorancë ishte fakti se për draftin që synon të frenojë kultivimin e lëndëve narkotike ishte përcaktuar si relator deputeti socialist Koco Kokëdhima, i cili publikisht ka kërkuar legalizimin e kanabisit në Shqipëri.Ratifikimi i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontrollin e lëndëve narkotike ka shkaktuar debate në komisionin e ekonomisë, ku ka qwnw i ftuar ka qenë ministri  Brendshëm Saimir Tahiri.Florion Mima: Ne sot kemi arritur në këtë fazë në vijim të pyetjes që hapën gazetat me një titull që Shqipëria është bërë oazi i heroinës, loja paska qënë me kanabisin.Saimir Tahiri: Kryetari i partisë tuaj të shkojë në Lazarat dhe deklarojë se ajo që u bëri shteti dhe policia këtu është e padrejtë sepse ju hoqën ju drogën dhe e çuan në vend tjetër.Erion Braçe: U bë pyetje politike do marrësh përgjigje politike!Akuzat mes palëve kanë shkuar përtej situatës së kultivimit të lënedëve narkotike, teksa ministri ka deklaruar se ish ministra të kabinetit Berisha ka fshehur pasurinë.Saimir Tahiri: Këtu ka ish-ministra në këtë sallë që kanë shkuar para drejtësisë për mosdeklarim pasurie dhe nuk janë para drejtësisë ende.Po ja pra kjo është lufta kundër pandëshkueshmërisë.Ridvan Bode: Lufta  për dekriminalizmin e institucioneve ka mbetur në mes të rrugës nuk është pranuar  nga ana e mazhorancës aktuale.Kam frikë se nuk do të kemi luftë efiçente për aq kohë sa vullneti poltike nuk ekziston.Por ajo që ra në sy përtej debateve opozitë mazhorancë ishte fakti se për draftin që synon të frenojë kultivimin e lëndëve narkotike ishte përcaktuar si relator deputeti socialist Koco kokëdhima, i cili publikisht ka kërkuar legalizimin e kanabisit në Shqipëri. Në komision Kokëdhima ka munguar dhe është zëvendësuar si relator nga deputeti i LSI, Andrea Marto.