Të gjymtuar dhe të bukur, veteranët e luftës pozojnë nudo

“Vendosa të fotografoj këto persona si të mos ishin të prerë dhe i kam kërkuar që të pozojnë pikërisht ashtu sic bëj me modelët e mi cdo ditë.” Kështu thotë fotografi amerikan Michael Stokes duke folur për projektin e tij “Always Loyal”, një fotogaleri të veteranëve të Luftës së Gjirit në poza sensuale nudo dhe me qëllim për të nxjerrë në pah fuqinë e organëve të tyre ndërsa janë të dëmtuar. Fotot janë blerë menjëherë në rrjet në mënyrë që të bindë fotografin për të hapur një faqe në faqen e internetit Kickstarter për të mbledhur fonde dhe për të botuar një libër mbi këtë temë. Qëllimi është për të arritur shifrën 48 mijë dollarë. Deri më tani, janë arritur të mblidhen 262 mijë dollarë.