Apeli i specialistëve: Mos u lani në Drino as te liqeni i Viroit është i ndotur
Lumi Drino dhe liqeni i Viroit në Gjirokastër nuk duhet të ferkuentohen për t'u larë, pasi në të kundërt rrezikohet shëndeti i banorëve. Është ky konstatimi i DSHP-së që vjen pas analizimit të kampioneve të ujrave sipërfaqësore të liqenit.Noris Doraci Specialist DSHP: Nga monitorimi i përgjithsëm i ujrave sipërfaqësorë në rrethin e Gjirokastrës kemi kryer monitorimin e ujit të Lumit Drino, të Viroit dhe të burimit të tij.Gjatë kryerjes së analizave na kanë dalë me ndotje bakteriale dhe si rezultat i kërkojmë qytetarëve të Gjirokastrës të mos kryejnë banjo në Virua dhe lumin Drin.DSHP do ti drejtohet më ana të një shkrese zyrtare Inspektoriatit të Mjedisit në mënyrë që të merren masa në lidhje me ndotjen e lartë të ujrave.Noris Doraci Specialist DSHP: Ndërmjet bashkepunimit që kemi me institucionet të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe Mjedisor do kërkojmë marrjen e masave për përmisimin e situatësLiqeni i Viroit, një nga atraksionet turistike të Gjirokastërs, për herë të parë konstatohet i ndotur. Sipas specialistëve shkak mund të jetë prezenca e disa stallave të bagëtive në kodrën e parkut të Viroit.