Shkodër, sezoni turistik rëndon trafikun në hyrje të qytetit

Piku i sezonit turistik ka rënduar së tepërmi trafikun në hyrje-dalje të qytetit të Shkodrës.Trafiku kaotik erdhi edhe si shkak i automjeteve të shumta që vinin nga pika kufitare e Muriqanit, që lëviznin drejt destinacioneve të ndryshme turistike.Edhe këtë sezon turistik, Shkodra duket se do të jetë e destinuar të vuajë trafikun kaotik që paralizon me minuta të tëra hyrje-daljen në qytet.Gjatë fundjavës u krijuan radhë të gjata dhe pritje pa fund për ata që ju drejuan kryeqytetit, plazhit të Velipojës apo pikës së kalimit kufitar të Muriqanit, si shkak i lëvizjes së shumë pushuesve.Ndonëse është një situatë që përsëritet çdo vit, askush nuk ka propozuar një projekt konkret për të shmangur rëndimin e trafikut. Ndërsa policia rrugore pothuajse e ka të pamundur përballimin e trafikut të rënduar në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit, në Urën e Baçallekut dhe tek “Harku i Berdicës”./oranews.tv/