SHBA përfshihet nga stuhia dhe përmbytjet, viktima dhe dëme materiale
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht lindja, janë goditur nga stuhi të njëpasnjëshme në këtë sezon veror, duke shkaktuar viktima, përmbytje masive dhe dëme të mëdha materiale.Në Ohio, një grua gjashtë muaj shtatzënë dhe dy fëmijët e saj humbën jetën si pasojë e ujërave të rrëmbyshëm që përfshinë shtëpinë e saj të lëvizshme. Në momentin e përmbytjes brenda në shtëpi ndodheshin të gjashtë anëtarët e familjes, ku babai me dy fëmijët më të mëdhenj arritën të mbijeojnë, teksa djali shtatë vjeçar, vajza 5 vjeç dhe nëna u mbytën brenda në shtëpi.Ndërkohë Arizona ka pësuar shumë dëme materiale, teksa banorët kanë nisur të vlerësojnë shkatërrimet . Jugu i Kalifornisë gjithashtu është totalisht nën ujë, shtëpitë në Los Angeles janë të përmbytara dhe rrugët në kaos nga balta dhe shiu. Në Kaliforni një urë është shembur dhe si pasojë është bllokuar trafiku për në Arizona.Në San Diego zjarrëfikëset dhe ekipet e emergjencës kanë qëndruar në gatishmëri 24 orë pasi rreshjet e shiut dhe stuhitë kanë vijuar gjithë kohën me intesitet të lartë. Sipas zyrtarëve dhe ekspertëve, reshjet e këtij viti janë më të mëdhatë të rëna ndonjëherë në këtë stinë.
/oranews.tv/