Rritet çmimi i naftës, qeveria të ndërhyjë të frenojë abuzimet

Rritja e çmimit të naftës në bursa nuk po reflektohet në tregun tonë të karburanteve, ku ditët e fundit është konstatuar një tjetër rritje e lehtë. Ekspertë  argumentojnë se çmimet janë abuzive dhe qeveria duhet të vendosë mekanizma kontrolli sic ndodh edhe në vendet e tjera europiane. Por sipas tyre, cmimi i lartë i karburanteve është me leverdi për qeverinë që mbledh më shumë të ardhura nga TVSH-ja.Shqiptarët nuk po përfitojnë nga ulja e çmimit të naftës në bursa, që vijon tashmë prej dy muajsh dhe ka zbritur afër kuotës prej 50 dollarëve për fuçi. Madje, në disa pika të shitjes me pakicë në kryeqytet, ditët e fundit çmimi është rritur me 1 ose 2 lekë për litër, duke prekur nivelin e 187 lekëve për litër. Një çmim që sipas ekspertëve është abuziv.Vladimir Puka, ekspert për hidrokarburet: Tregu me pakicë vazhdon të jetë joelastik karshi lëvizjes së çmimeve qoftë në bursa ndërkombëtare por qoftë le të themi edhe nga prodhimi vendas. Gjetja e mekanizmave qoftë institucional qoftë ligjor për kontrollin,monitorimin e çmimeve që aplikojnë këto pak shoqëri që operojnë me shumicë në tregun me pakicë është akti i fundit i aksionit të qeverisë për rregullim e tregut të karburantit.Ekspertët argumentojnë se qeveria nuk ka leverdi që të vendosë mekanizma kontrolli mbi cmimin e shitjes me pakicë të karburanteve.Vladimir Puka, ekspert për hidrokarburet: Çmimet e larta sigurojnë një TVSH të mirë dmth të lartë dhe taska me vlerën e shtuar nëse do të preket në një treg kaq global ku shiten rreth 600 milion litra karburantë të lëngshëm është e kuptueshme që do prekin direk në këtë momente do thoja unë, interesat e buxhetit të shtetit.Prandaj ka një farë si të thuash lënie në harresë të këtij interesi që është më shumë për publikun se sa për shtetin.Ekspertët argumentojnë se në të gjitha vendet europiane ka mekanizma të kontrollit të çmimit të karburanteve në tregun me pakicë, duke hedhur kështu poshtë argumentin e institucioneve shtetërore se në një treg të liberalizuar çmimet përcaktohen nga kërkesë oferta.