Avaria në tragetin Ancona-Durrës, Ministria e Transporteve: Grup pune për hetim të situatës

Ministria e Transporteve reagoi pak pas mesdite, mbi ndërhyrjen e saj në situatën e krijuar pas avarisë që pësoi trageti i linjes Ankona-Durres me mbi 500 pasagjere. Zyrtare të këtij institucioni raportojnë se kanë ngritur një grup të posacëm pune për të hetuar mbi këtë ngjarje dhe për të zbuluar arsyet e defektetit të tragetit  "Marina".Në një reagim për shtyp ministria e Transporteve bën të ditur se kompania Adria Ferries që operon në linjën ANCONA-Durrës është në proces lincesimi dhe i është nënshtuar një sërë inspektimesh.Ky institucion paraljmëron marrjen e masve të nevojshme për këtë kompani po dhe të tjera që nuk ofrojnë shërbimin e duhur në linjat e tyre. Për autoritetet italiane, ministria kërkon saktësi në inspektimin dhe certifikimin e kritereve dhe veçorive teknike të anijeve si përgjgjëse për aprovimin e kapaciteteve teknike.