Rama: Duam me çdo kusht të hyjmë në BE, por e dimë se s'është e lehtë
Këtë fillim jave kryeministri Edi Rama e ka nisur si i ftuar në talk show politik në emsionin "Agora" të Rai 3, ku prezantoi një Shqipëri ndryshe nga ajo e 25 viteve më parë, por me të njëjtën dëshirë , për të qenë pjesë e BE.Edi Rama:" Ne në Ballkan dhe në Shqipëri duam të hyjmë, sepse ne vazhdojmë të besojmë në këtë projekt të madh dhe mendojmë se, është e vërtetë që Europa po kalon sot një moment të veçantë dhe të vështirë, por kjo nuk do të thotë që të kemi më pak Europë dhe që të dalim nga Europa, që do të ishte që të dilnim nga historia, por do të thotë sigurisht një Bashkim më shume i lidhur me fatet e njerëzve, më shumë politik dhe më pak burokratike."Emigracioni, ishte një çështje që gazetarja Serena Bortone i kushtoi jo pak vëmendje, nisur edhe nga protestat e pak ditëve me parë në Itali, kundër emigrantëve. Kryeministri i kujtoi italianëve emigrimin e gjyshërve të tyre drejt SHBA-së,Edi Rama: "Të gjithë duhet të kemi parasysh që çështja e emigracionit nuk mund të përballohet veçmas nga Italia ose nga vendet që janë në linjë të parë karshi këtij problemi. Është një çështje që duhet të trajtohet në nivel europian, prandaj dhe duhet më shumë Europë dhe jo më pak Europë. Nëse në fund triumfojnë tezat "Hajde ikim nga Europa, hajde ikim nga Euro. Mbyllemi në kështjellën tonë", kështjella do bjerë.Dhe më pas u zhvendos tek emigrimi i italianëve drjet ShqipërisëEdi Rama: "20 mijë italianë jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, e me qindra sipërmarrje që mbërrijnë. Ju nuk doni që unë të flas për shpërngulje të tyre, por për ndërkombëtarizim, vijnë nga kosto e ulët e punës dhe presioni fiskal shumë i ulët. "/Oranews.tv/