Papa Françesku I do të lajë këmbët e 12 të burgosurve

Papa Françesku I do të festojë meshën e së Enjtes së ardhshme duke larë këmbët e të burgosurve në një qendër rinore burgimi në Romë.Lajmin e bëri të ditur Vatikani, "Papa është duke vazhduar një praktikë para-Pashkëve që filloi kur ai ishte kryepeshkop i Buenos Aires" thuhet në deklaratë.Normalisht, mesha me larjen e këmbëve para Pashkëve mbahet në Selinë e Shenjtë, ose në Bazilikën e Romës. Edhe Papa Benedikti XVI mbajti një meshë të njëjtë në qendrën rinore të burgimit, Casal del Marmo, në Romë, në vitin 2007.Papa Françesku I do të kryejë ritin e tij më 28 Mars, pas mesditës. Larja e këmbëve të Enjteve para Pashkës, është një traditë e krishterë që daton që në kohët e Jezu Krishtit.Gjatë shërbimit, Ati i Shenjtë do të lajë dhe puthë këmbët e 12 personave për të replikuar gjestin e përuljes së Krishtit ndaj 12 apostujve të tij, një natë para se të kryqëzohej."Me këtë celebrim në Casal del Marmo, Papa Françesku I do ta vazhdojë këtë zakon, që karakterizohet nga konteksti i tij i përuljes", thotë Vatikani në deklaratë.Papa do të celebrojë gjithashtu meshën herët në mëngjesin e së Enjtes së Shenjtë në Bazilikën Shën Pjetër. Ati i ri i shenjtë, i pari nga Amerika Latine, i ka bërë thirrje Kishës Katolike Romane që të jetë më afër njerëzve të zakonshëm, sidomos atyre të varfër dhe me probleme.