Paloka pranon se edhe PD nuk ka bërë sa duhet për çështjen e pronave

Ndonëse opozita e cilëson qesharak vendimin e qeverisë për të alokuar një fond prej 5 mld lekësh në vit për kompensimin e pronarëve kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka pranon se edhe gjatë qeverisjes së demokratëve nuk është bërë aq sa duhej lidhur me këtë çështje.Edi Paloka: “Ne mund ta kemi zvarritur, mund të mos kemi realizuar në një kohë rekord atë që duhet, por me këtë që po ju ndodh sot unë mendoj se pronarët dhe kushdo tjetër mund të nxjerrin vetë konkulzionet e tyre”Në një intervistë për Ora News Paloka ka bërë thirrje qytetarëve për protesta popullore për të penguar ligjin e debatueshëm të arsimit të lartë.Edi Paloka: “Gjasat janë që kjo mazhorancë do ta kalojë dhe këtë ligj. Ngelet që reagimet popullore të bashkohen një ditë dhe e vetmja zgjidhje për mua është rrëzimi i kësaj qeverie, nuk mund të vazhdohet më me një qeveri të tillë.”Duke iu rikthyet rezultatit të zgjedhjeve lokale, kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka tha se fitorja e korrur nga demokratët ka ardhur në ato bashki ku numri i votave ka arritur deri në 45 mijë, ndryshe nga mazhoranca që sipas tij ka mbledhur deri në 8 mijë vota edhe kjo fal reformës së re administrative./Oranews.tv/