Për nder të Nënë Terezës, Inva Mula himn të ri që do bashkojë shqiptarët

Më 5 shtator bëhen 18 vjet nga vdekja e nobelistes dhe humanists shqiptare Nënë Tereza dhe është pikërisht kjo datë që shqiptarët do të bekohen me një himn që do t’i bashkojë të gjitha trevat shqipfolëse.Një himn i krijuar nga vargjet e poezisë që Nënë Tereza shkroi në vitin 1928 teksa përshkonte rrugën prej Irlandës në Kalkutë.Vargjet e poezisë së saj “Lamtumirë” do të interpretohen nga sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula me kompozitor Lorenc Antoni.Promovimi zyrtar i himnit është planifikuar që të bëhet në ditën botërore të bamirësisë dhe në përvjetorit  e 18 të vdekjes së nobelistes Nënë Tereza, pra më 5 shtator në Prishtinë.  Ngjarje që për soprano Inva Mula shënon një ditë të vecantë.Inva Mula: Ky është një projekt që na takon të gjithëve dhe ne sot e incizojmë himin e Nënë Terezës, është hapi i parë nën tinkujt e bukur të Genc Tukicit që është edhe motori kryesor i kësaj iniciative.Himni “Lamtumirë” i Nënë Terezës është parë nga ideatorët si një simbol që do të përfaqësojë në botë shtetin e Kosovës dhe shpirtin humanist të popullit shqiptar vargjet e të cilit tingëllojnë kështu:Nënë e dashur, lamtumirëJu le shënde’n miq të miMë djeg, o, një fuqi e dlirëDrejt të përflakurës Indi…Dhe anija lehtë lehtë lundronPret valët e detit të trazuar,Për herë të fundit syri vrojtonBrigjet e Evropës së hakërruar.