Obama: Palestinezët meritojnë shtet të pavarur

“Palestinezët meritojnë një shtet të pavarur dhe sovran, si dhe një fund të pushtimit nga Izraeli”. Kështu ka deklaruar Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama gjatë vizitës seë tij në Ramallah, në konferencën e përbashkët me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhene ne prani te mediave.Me këtë rast, presidenti amerikan ka thënë se palestinezët nuk duhet të përballen me padrejtësi të përditshme që u shkakton pushtimi.Ai ka theksuar se SHBA do një shtet të qëndrueshëm palestinez, krahas shtetit hebraik të Izraelit.E vetmja mënyrë për të arritur këtë janë negociatat, ka thënë Obama.Ai po qëndron në Bregun Perëndimor, pas vizitës që ka bërë të mërkurën në Izrael.