Skandal seksual për Berlusconin dhe Balotellin

Prokuroria italiane vazhdon betejën me ish-kryeministrin Silvio Berluskoni rreth azkuzave për skandalet seksuale dhe festave të shfrenuara në rezidencat e 76-vjeçarit.Por kësaj radhe listës i është stuar edhe një tjetër emër dhe bëhet fjalë për sulmuesin e kombëtares së Italisë  Mario Balotelli që aktualisht luan me skuadrën e Milanit, aty ku president është kavalieri. Mediat italiane shkruajnë se në këtë valle është përfshirë edhe supër Mario, siç njihet për sportdashësit  në kohën kur ai luante për Manchester City. Mesazhet e siguruara  nga mediat tregojnë një lidhje me  aktoren e filmave pornografikë, Sara Tomassi.Tomassi, e cila duket se ka shkëmbyer mesazhe personale me përmbajtje tepër intime me futbollistin dhe ish-kryeministrin, ishte një prej vajzave që merrte pjesë rregullisht në festat e Berlusconit në vitet 2008-20099.Mesazhet në fjalë janë kapur nga Prokuroria e Napolit, gjatë një hetimi paralel për shfrytëzimin e prostitucionit nga persona me pushtet lokal. Ish Kryeministër i Italisë Silvio Berlusconi, dyshohet se ka shpërblyer pjesëmarrëset e këtyre mbrëmjeve me detyra të ndryshme në sipërmarrjet e tij apo politikë.Ai gjithashtu po ndiqet penalisht për shfrytëzim prostitucioni me të mitura, pas dëshmive të një shtetaseje marokene, e cila pretendon se kryeministri kreu marrëdhënie seksuale me të disa vite më parë, ndonëse e dinte se ajo nuk kishte mbushur 18 vjeç.