Obama në Ramallah, takon Abbas

Barack Obama ka mbërritur në qytetin e Ramallahut, në Bregun Perëndimor, për të biseduar me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.Zoti Abbas e ka pritur presidentin amerikan tek pista ku është ulur helikopteri i tij dhe më pas e ka shoqëruar tek kompleksi presidencial, për të biseduar kokë më kokë, sipas gjasave mbi konfliktin izraelito-palestinez.Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të qëndrojë vetëm pak orë në Ramallah, para se të drejtohet për në Jeruzalem, ku do të mbajë një fjalim.Palestinezët ndihen të zhgënjyer nga lideri amerikan dhe pritshmëritë e tyre nga kjo vizitë janë të ulta. Në vitin 2009, në një fjalim në Kajro, zoti Obama e quajti situatën për palestinezët si “të patolerueshme” dhe foli për vuajtjen e tyre të pamohueshme për një shtet sovran.