Vrasja e 32-vjeçarit në Sarandë, publikohen pamjet e arratisjes së 6 autorëve
Zbardhet vrasja e 32-vjeçarit Edmond Theodhori, i njohur edhe si Edmond Mehmeti, ngjarje e ndodhur 5 ditë më parë në qytetin e Sarandës. Ora News disponon pamje dhe foto të siguruara nga një biznes pranë vendit të ngjarjes, që ka mundur të bëjë dhe rindërtimin e ngjarjes. Sipas policisë së Sarandës, një ditë para vrasjes viktima éshtë konfliktuar për çështje banale me autorët e dyshuar të shpallur në kërkim, Gani Hysa dhe Keivi Hysën, xhaxha dhe nip, për motive të dobëta.
Pas kësaj ngjarje të dy personat e sipërpërmendur rreth orës 01:00 të një ditë më pas, pra të në datës 10 korrik, kanë vënë në dijeni për konfliktin edhe 23-vjeçarin Elion Hysa nga Gjormi i Krujës dhe shokët e tij Enkeled Hysa, Ajman Zyba nga Laci dhe Ylli Reçi nga Gjormi i Krujës dhe sëbashku e kanë kërkuar viktimën népér qytet dhe e kanë gjetur, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur konflikti një natë më parë.
Sapo e kanë parë, kanë rrethuar mjetin dhe kane thyer xhamat me shkop bejzbolli dhe me qytén e pistoletés, ku pas késaj njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar njé herë me armë zjarri né drejtim te 32-vjeçarit Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të tyre.
Policia arrestoi një ditë më parë Enkelejd Hysën, Ylli Reçin dhe Ajman Zybën, 25, 23 dhe 21 vjeç, ndërsa shpalli në kërkim Gani, Keivin dhe Elion Hysën, që të gjithë nga Gjormi i Krujës. Gjithashtu u sekuestrua dhe arma e krimit.