Bruçaj: Nata e Kadrit , niveli më i lartë i triumfit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2015, 07:46
Besimtarë mysliman kanë kremtuar dje (13 korrik) në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë natën e Kadrit.Besimtarët e pranishëm fillimisht i ka përshëndetur kryetari i KMSH-së, Skënder Bruçaj, i cili ka folur mbi rëndësinë e kësaj nate.Skënder Bruaçaj: Nata e Kadrit shënon nivelin më të lartë të triumfit, të mirës ndaj të keqes. Nata e Kadrit është një natë simbolike pasi në këtë natë filloi shpallja e kuranit fisnik, udhërrëfyesi i myslimanëve në mbarë botën. Për këtë zoti e konsideron këtë natë më të mirë se një mijë muaj. Ky muaj është një model që na tregon si të jetojmë në 11 muaj. Marrëdhënia jonë me zotin dhe njerëzit duhet të vazhdojë të jetë në të njëjtën mënyrë sic e përjetuam muajin e Ramazanit.