Po referendumi në Greqi për çfarë duhej?!

Vetëm një javë më parë, Aleksis Tsipras u ngjit në një podium në sheshin "Syntagma" në Athinë. Me këmishën  e tij të bardhë dhe pa kravatë, me mëngë të përveshura, me qendrimin e tij tipik që prej marrjes së pushtetit në janar, kërkoi votën kundër masave shtrënguese në një referendum që ndoshta befasoi edhe vetë popullin grek."Demokracia është çlirim, demokracia është e vetmja rrugëdalje. Ju bëj thirrje t'i thoni një "jo" të madhe ultimatumeve dhe shantazheve. Kthejuni shpinën atyre që duan t'ju terrorizojnë!"Mijëra fansat e tij brohoritën në shenjë miratimi. Dhe të dielën e 5 korrikut, 61% e votuesve zgjodhën "jo"-në… duke kundërshtuar një propozim me masa shtrënguese të kreditorëve, që në fakt nuk ishte më i vlefshëm, pasi i kishte skaduar afati.Por ndërsa ditët kalonin dhe bankat greke vazhdonin të qendronin të mbyullura, Tsipras dhe kabineti i tij, këtë herë pa Janis Varufakis, ministrin e Financave të përjashtuar nga mbledhjet e eurogrupit, hartuan një plan diamtetralisht të kundërt me parimet që i siguruan mbështetjen mbarëpopullore.Mes këtyre masash ishin parashikuar, heqje të pensioneve të parakohëshme, rritje të taksave koorporative, rritje të TVSH-së në 23%, si dhe ulje të shpenzimeve ushtarake deri në 600 milionë euro. Këtë herë, me po aq zell sa edhe për referendumin, parlamenti e miratoi këtë paketë, në këmbim të së cilës Greqia shpresonte të merrte fonde ndihme, por pa përfshirjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar.Ndërsa sot, shtatë ditë pas referendumit që aq shumë entuziazmoi grekët, kryeministri i tyre nënshkroi me kreditorët po të njejtat masa shtrënguese të cilat aq shumë i kishte luftuar, madje u detyrua të dorëzonte 50 miliardë euro asete kombëtare dhe të pranonte edhe rikthimin e trojkës në Athinë për të mbikqyrur punët, me ndryshimin e vetëm se këtë herë përfaqësuesia e Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të quhet "institucionet".