Japonia, defiçit për të tetin muaj rresht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2013, 10:00
Japonia ka regjistruar defiçit tregtar për të tetin muaj rresht, duke nënvizuar sfidën e qeverisë së re përballë situatës ekonomike të vendit.Eksportet regjistruan rënie në muajin shkurt, ndërsa importet u ngritën duke çuar në një defiçit prej 8.1 miliardë dollarë për muajin e dytë të vitit.Eksportet japoneze, që janë the elementi kyç për rritjen ekonomike të vendit aziatik, kanë pësuar rënie në shtatë nga tetë muajt e fundit.Analistët deklarojnë se sektori në fjalë është përballur me shumë sfida dhe rënia e jenit vendas nuk ka shanse për të siguruar një përmirësim.
Sipas Ministrisë së Financave, eksportet ranë në 2.9 për qind në shkurt, ndërsa importet u rritën në 11.9 për qind. Jeni është dobësuar me rreth 20 për qind kundrejt dollarit amerikan që prej nëntorit, gjë që i bën mallrat japoneze më të përballueshme për blerësit e huaj.