Barroso i shqetësuar për krizën në Qipro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2013, 12:08
Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso ka deklaruar në Rusi se është "shumë i shqetësuar", për krizën në Qipro.Baroso, arriti në Moskë të enjten për bisedime me kryeministrin rus Dimitri Medvedev.Qiproja është raportuar të jetë në krye të axhendës se bisedimeve.Ministri i Financave në Qipro, Mihalis Sarris, gjithashtu është duke qendruar në Moskë për një takim me zëvendëskryeministrin, Igor Shuvalov, për të diskutuar një kredi të mundshme ruse. Rusët kanë 31, milion dollarë të depozituara në bankat qipriote.Krerët qipriotë pritet të diskutojnë një plan të ri për të shmangur një situate të veshtirë financiare, pasi parlamenti hodhi poshtë një marrëveshje për ndihmë nga BE-ja.