Pakistan, shpërthim në një kamp refugjatësh, 22 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2013, 10:45
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një bombe në një kamp ku janë të vendosur persona të zhvendosur, pranë Peshavarit në Pakistan.Shefi i policisë së Qarkut, Novshera Pabbi, ka deklaruar se sulmi ndodhi në kampin Jalozai, ndërsa ishin duke u shpërndarë ndihma për refugjatët.Ai tha po ashtu se bomba ishte e vendosur në një automjet mjekësor, që i takonte një organizate joqeveritare.Pabbi bëri të ditur se në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë.Raportohet gjithashtu, se më shumë se 20 persona të tjerë janë plagosur.Kampi është një strehë për pakistanezët të cilët kanë ikur nga trazirat, pranë kufirit afgan.